Begaj: Dënojmë fuqishëm sulmin ndaj Trump dhe të gjitha format e dhunës politike
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj shprehu keqardhjen e tij mbi tentativën për vrasjen e ish-presidentit Donald Trump gjatë një mitingu elektoral në Pensilvani.
Presidenti Begaj dënoi ashpër “këtë sulm dhe çdo formë të dhunës politike që nuk ka vend në demokraci”.
“Mësova me keqardhje lajmin e tentativës për vrasjen e Presidentit Donald Trump. I uroj shërim të shpejtë Presidentit Trump dhe ngushëllime të sinqerta për humbjen e jetës së një personi të pafajshëm. E dënojmë ashpër këtë sulm dhe çdo formë të dhunës politike që nuk ka vend në demokraci”, u shpreh Presidenti i Republikës në llogarinë e tij në rrjetin X.
Fraksion.com