Atentati ndaj Presidentit Trump si triumf i gjuhës demonizuese!
Nga Agron Gjekmarkaj
Sot e gjithë Bota u zgjua në ankth. Ish-Presidenti amerikan Donald Trump dhe njëkohësisht favorit kryesor për zgjedhjet e nëntorit në SHBA, u qëllua me snajper nga një atentator 20-vjeçar. Një ngjarje e tillë në vendin simbol të demokracisë ka shumë lexime e lë shumë lendime.
Një djalë i ri me karakteristikë themelore urrejtjen u bë vetë viktima e saj por njëkohësisht, rrezikoi jetën e ish-Presidentit, dhe provokoi ekuilibrat në fushatën elektorale amerikane duke hapur debate e shtuar pikëpyetje!
Por bashkëkohësia politike duhet të mesojë diçka nga e gjitha kjo. Donald Trump po demonizohet nga media, nga gjykatat, nga artistë e intelektualë pranë së majtës e fondacionit Soros në Amerikë.
Lehtesia me të cilën politika, media apo segmente të drejtësisë bëhen palë sulmojnë kundërshtarët, si “armiq”si e “keqe absolute” po krijon monstra duke vënë në rrezik jo thjesht rëndin publik po shumë më teper se aq.
Kriminelët që kanë per idhuj politikanë me gjuhe të ndezur, gjyqtare, artiste që perkufizojnë si djall atë qe se duan, që duan ta shkaterrojnë njerzisht që të perfitojnë politikisht apo i pengon në planet e veta besojnë se po plotësojnë dëshirat e tyre dhe marrin lavdi historike!
Akti i rëndë e tragjik që ndodhi në Amerikë me gjasë do shenjojë menyrën e sjelljes kudo, do t’i nxisë në reflektim. Sot lidershipi i Botës reagoi në unison.
Kjo duhet të ndodhë edhe tek ne ku një themelues i Opozitës Azem Hajdari u vra para selisë së PD në vitin 1997, ku një tjeter goditet egërsisht e ku gjuha demonizuese mbretëron sovranë!
Kriminelët në Shqipëri janë aktiv për hesap të tyre shto edhe të indoktrinuarit çfarë mishele të rrezikshme krijojnë. Rastet i kemi reflektimin jo. Fati u tregua zemërgjegje me Donal Trump pse jo edhe me Amerikën e qytetërimin perëndimor por nuk duhet të jemi në mëshirën e fatit por të mekanizmit të arsyes që nuk e demonizon kundërshtarin duke e shndërruar atë në tabelë qitje!
Fraksion.com