AktualitetBota+Të fundit

Atentat ndaj Trump gjatë fushatës elektorale në Pensilvani

Të shtëna me armë kanë ndodhur në një tubim elektoral të Donald Trump dje në Pensilvani – duke bërë që ish-presidenti të nxirrej i përgjakur nga skena ku po mbante fjalim, sipas “The Guardian”.

“Sulmuesi i dyshuar dhe një pjesëmarrës në tubimin e Trump kanë mbetur të vdekur”, raportoi prokurori i qarkut Butler.

Trump po mbante fjalim në një tubim në Butler, Pensilvani, kur zhurma të forta u dëgjuan në turmë rreth orës 18:13, sipas orës amerikane.

Ish-presidenti dukej se ishte goditur në zonën e veshit të tij të djathtë ndërsa po fliste – dhe në video ai shfaqet duke e shtrënguar me shpejtësi atë dhe më pas duke u ulur në tokë, ndërsa agjentët e sigurisë dhe të tjerët i hidhen për t’a ndihmuar.

Trump u ngrit i përgjakur afër veshit dhe dukej se po thoshte “lufto, lufto” ndërsa ngrinte grushtin.

Më pas ai u shoqërua nga vendi i ngjarjes në automjetin e tij.

Vendi ku po mbahej tubimi – tani po trajtohet si një skenë aktive krimi.

Ndërkohë ekipi i Trump dhe Shërbimi Sekret konfirmuan se ai ishte “mirë” dhe po kontrollohej në një institucion mjekësor lokal.

Prokurori i qarkut Butler konfirmoi se sulmuesi i dyshuar dhe një pjesëmarrës në tubim kishin vdekur. Një tjetër person në tubim po ashtu është në gjendje të rëndë.

Të shtënat janë duke u hetuar si një atentat në tentativë.

Fraksion.com