AktualitetTë fundit

Aksidenti në Korçë, BMW-ja doli nga rruga dhe u përplas me murin, lëndohet pasagjeri

Një aksident me një të lënduar ka ndodhur në mesnatë në afërsi të fshatit Pocestë në Korçë.

Sipas policisë mjeti tip BMW ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një mur.

Ka qenë pasagjeri i mjetit ai që është lënduar, por fatmirësisht ka marrë dëmtime të lehta dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë policia po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

 

Fraksiin.com