AktualitetNATO/BETë fundit

Sekretari i Përgjithshëm përshkruan prioritetet e Samitit të Uashingtonit në Forumin Publik të NATO-s

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg iu drejtua të mërkurën (10 korrik 2024) në ditën e parë të Forumit Publik të NATO-s në Uashington D.C. Në një bisedë me Frederick Kempe, President dhe CEO i Këshillit Atlantik, Sekretari i Përgjithshëm tha se në samit, liderët aleatë do të marrin vendime kritike për sigurinë e ardhshme të NATO-s, duke përfshirë parandalimin dhe mbrojtjen, mbështetjen për Ukrainën dhe partneritetet globale.

Stoltenbeërg theksoi se aleatët po i ofrojnë më shumë mbështetje Ukrainës, duke theksuar se ai pret që aleatët të bien dakord për një rol udhëheqës të NATO-s në koordinimin e ndihmës dhe trajnimit të sigurisë për Ukrainën dhe të vazhdojnë ta sjellin Ukrainën edhe më afër NATO-s. Ai gjithashtu përshëndeti pjesëmarrjen e Australisë, Japonisë, Zelandës së Re dhe Koresë së Jugut në Samit, duke theksuar se aleatët po angazhohen gjithnjë e më ngushtë me partnerët Indo Paqësor.

Forumi Publik i NATO-s po mbahet gjatë dy ditëve në margjinat e Samitit të NATO-s në Uashington. Organizohet bashkërisht nga NATO dhe Qeveria e Shteteve të Bashkuara, në bashkëpunim me Këshillin Atlantik, Qendrën për Sigurinë e Re Amerikane (CNAS), GLOBSEC, Fondin Marshall Gjerman të Shteteve të Bashkuara (GMF) dhe Institutin Hudson.

 

Fraksion.com