75-vjetori i NATO-s në Uashington, Rama ndan momente nga fotoja familjare e Këshillit të Atlantikut të Veriut
Kryeministri Edi Rama mori pjesë mbrëmjen e djeshme në ceremoninë e 75-vjetorit të NATO-s.
Rama ndau në rrjetet sociale momente nga fotoja familjare e Këshillit të Atlantikut të Veriut. Rama ndodhej pranë Presidentit të SHBA-së, Joe Biden dhe Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.
Në kuadër të 75-vjetorit të NATO-s në Uashington po mbahet edhe samiti treditor i NATO-s, nga 9-11 korrik. Ky samit synon të projektojë forcën dhe të mbështesë Ukrainën në mbrojtjen e saj kundër pushtimit rus.
E themeluar në Uashington në vitin 1949 nga SHBA dhe 11 vende të tjera në fillimin e Luftës së Ftohtë për të penguar zgjerimin e Bashkimit Sovjetik komunist, NATO është rritur në 32 anëtarë me hyrjen e fundit të Suedisë dhe Finlandës.
Fraksion.com