AktualitetTë fundit

Aksident i rëndë në Gjirin e Lalëzit: 18-vjeçari përplas për vdekje të miturën

Një aksident i ka marrë jetën një fëmije, vajzë nga Sllovakia që kishte ardhur për të kaluar disa ditë pushime në Durrës, në Gjrin e Lalëzit. Një automjet Audi që drejtohej nga 18 vjeçari Genci Gjura nga Tirana udhëtonte në rrugën që lidh Lalëzin, Maminasin me zonën bregdetar, ka përplasur fëmijën 8 vjeç që po përpiqej të kalonte nga një krah te tjetri në kryqëzimin e resortit turistik Lura.

Ndërhyrja e mjekëve ka qenë e kotë pasi vajza kishte ndërruar jetë. Drejtuesi është shoqëruar dhe ndaluar. Grupi hetimor është ngritur dhe ka bërë hetimin për të gjetur shkakun. Të dhënat paraprake nga testi dilte negativ nuk kishte përdorur pije alkoolike. Po shikohen të dhëna të tjera, a ka pasur shkelje. Për momentin është hartuar procesverbali aksident me pasojë vdekje.

 

Fraksion.com