AktualitetTë fundit

“Shuhet plotësisht vatra e zjarrit në Qafën e Llogarasë ”, Peleshi: Piromanët do të përballen me ligjin!

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, ka reaguar në lidhje me situatën ku gjendet vatra e zjarrit e cila u aktivizua ditën e djeshme në Qafën e Llogarasë.

Në një postin më rrjetet sociale, Peleshi shkruan se vatra është shuar plotësisht.

Ai është treguar i rreptë edhe me autorët e ngjarjes.

“Një thirrje për të gjithë ata banorë, që me veprimet e tyre vënë në rrezik pasurinë kombëtare: Do të përballen më ligjin, i cili është i qartë dhe i rreptë për piromanët!”, shkruan Peleshi.

 

Fraksion.com