AktualitetTë fundit

E treta grua, hidhet nga pallati dhe vdes në vend 67-vjeçarja nga Korça

Një ngjarje e rëndë ka  ndodhur mëngjesin e sotëm në Korçë, ku raportohet se një grua është vetëhedhur nga tarraca e një pallati.

Sipas të dhënave viktima është identifikuar si Sofie Stefa. 67 vjeçarja ka gjetur vdekjen. Ngjarja në lagjen 9 të qytetit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për të zbardhur rastin në fjalë.

Kujtojmë se brënda 24 orëve në Korçë, ky është rasti i 3-të i vetvrasjeve dhe në të treja rastet kanë qenë gra.

 

Fraksion.com