AktualitetPolitikëTë fundit

“Atentat ndaj shtetit ligjor”, dekretimi i zgjedhjet në Himarë, Bardhi: Teatri i sotëm i koordinuar mes kryeministrit dhe një gjenerali të bërë ushtar

Reagimi i Kryetarit të Grupit Parlamentar të PD Gazment Bardhi

Çfarë turpi për Pesidentin e Republikës që shkel hapur Kushtetutën dhe ligjin duke dekretuar zgjedhje pa një vendim të ekzekutueshëm ende për pavlefshmëri të mandatit të kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës.

Teatri i sotëm i koordinuar mes Edi Ramës dhe një gjenerali të bërë ushtar, është një atentat ndaj shtetit ligjor, që tregon asgjesimin politik të institucionit të Presidentit të Republikës. Vendimi i sotëm i KQZ nuk është ende i ekzekutueshëm pa kaluar afati i ankimit.

Presidenti i Republikës Bajram Begaj gabon rëndë kur mendon se problemet e tij të integritetit në detyrat shtetërore pararendëse do i tejkalojë duke u sjell si vartës i rëndom i Edi Ramës.

 

Fraksion.com