Lamtumirë Ismail Kadare! Osmani, Kurti dhe Konjufca sot në Tiranë, homazhet për ndarjen nga jeta të shkrimtarit të madh
Shqipëria është në zi kombëtare edhe sot, pasi i jep lamtumirën e fundit shkrimtarit të madh të saj, kolosit të letërsisë shqipe, Ismail Kadare, i cili mbylli sytë përgjithmonë dy ditë më parë.
Në ceremoninë e lamtumirës në Tiranë do të marrin pjesë edhe presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti dhe kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca.
Të pranishëm do të jenë edhe disa ministra e deputetë.
Agjenda e ceremonisë:
09:00 – Homazhet publike në Teatrin Kombëtar të Operas, Baletit dhe Ansamblit
Popullor
11:30 – Ceremonia shtetërore e Lamtumirës
12:30 – Nisja e kortezhit në drejtim të varrezave të Tufinës
Fraksion.com