AktualitetPolitikëTë fundit

“Gjenitë si ai e kanë të siguruar pavdekësinë”, Meta: Me sakrificat e tij, Ismail Kadare i parapriu një epoke të re!

Ish-presidenti Ilir Meta ka marrë pjesë në homazhet që po mbahen për shkrimtarin e madh, Ismail Kadare.

Në një deklaratë për mediat, Meta tha se kolosi i Lehtësisë Shqipe, e ngriti vendin në majën e letërsisë botërore.

“E ngriti Shqipërinë dhe shqiptarët në majën e letërsisë botërore atëherë kur Shqipëria ishte me izoluar se kurrë. Edhe me sakrificat e tij i parapriu një epoke të re. I përjetshëm kujtimi i shkrimtarit tonë të madh e të papërsëritshëm Ismail Kadare. Gjenitë si ai e kanë të siguruar pavdekësinë sepse jetojnë përgjithmonë në ndërgjegjen e kombit”, tha Meta.

 

Fraksion.com