Berisha thyen sërish masën e arrestit, fut në shtëpi ish-kryeministrin turk
Ish-kryeministri Sali Berisha ka thyer sërish masën e arrestit pasi ka pritur në shtëpi ish-kryeministrin turk, Ahmet Davutoglu dhe bashkëshorten e tij. Fotot janë shpërndarë nga nga stafi i Davutoglu-së.
Vetë Berisha nuk ka bërë asnjë postim mbi pritjen e ish-homologut turk në shtëpinë e tij, për shkak edhe të vendimit të gjykatës që i ndalon takimet me të tjerët.
Berisha është në arrest shtëpie që prej fundit të dhjetorit të kaluar dhe masa e sigurisë i ndalon komunikimin me persona të tjerë, përveç atyre me të cilën jeton, por ish-kryeministri nuk ka nguruar që ta thyejë këtë rregull herë pas here.
Kjo është e disata herë që Berisha pret në shtëpi persona që nuk janë familjarë, duke kundërshtuar urdhrin e Gjykatës së Posaçme Antikorrupsion.
Më parë Berisha u takua me gazetarin e Rait, ish-eurodeputetin gjerman të CDU-së, Elmar Brok, gjithashtu dhe me aktorin Çun Lajçi.
Fraksion.com