Tayna është shprehur e pikëlluar mbi vdekjen e shkrimtarit Ismail Kadare. Ajo zbuloi se ka një lidhje të veçantë me poetin e ndjerë.

Bëhet fjalë për emrin e saj të vërtetë, Doruntina.

Përmes një story në Instagram, Tayna ka treguar se babi i saj i’a ka vendosur emrin duke u frymëzuar nga vepra e Kadaresë, “Doruntinë”.

Në statusin e saj ajo shkruan: “Edhe kur kujtesa ime e lodhur ashtu si ato tramvajet e pasmesnatës. Vetëm në stacionet kryesore do ndalojë. Unë ty sdo të harroj”. Babi më quajti Doruntina nga vepra jote. Faleminderit për gjithçka që ke bërë për letërsinë shqipe. Prehu në paqe I madhi Ismail Kadare! Krijimet e tua nuk do të harrohen kurrë”.