AktualitetTë fundit

Ndarja nga jeta e Ismail Kadaresë, Macron: Jetoi dhe krijoi si njeri i lirë në një vend diktatorial! Mishëroi forcën e shpirtit europian

Presidenti francez, Emmanuel Macron përkujton kolosin e letërsisë shqipe, Ismail Kadare, i cili u nda nga jeta paraditen e 1 korrikut. Me një mesazh të ndarë përmes Pallatit Elyse, Macron vlerëson krijimtarinë e pashoq të Kadaresë, për të cilin thotë se ishte nga ata shkrimtarë që çdo roman i tij e kërcënon të jetë epitafi i karrierës.

Franca ishte vendi që i hapi dyert Kadaresë duke i dhënë azil pasi ai u largua nga regjimi diktatorial i Enver Hoxhës. “Jetoi dhe krijoi si një njeri i lirë, në një vend që nuk ishte e tillë”, shkruan Macron për Kadarenë, duke thënë se me veprat e tij i tregoi botës për regjimin e Enver Hoxhës në Shqipëri.

Vdiq këtë të hënë një shkrimtar që mishëroi, me jetën, me veprën dhe me personalitetin e tij, pasurimin e dialogut, forcën e shpirtit europian dhe vokacionin mikpritës të Francës.  Është larguar nga ne shkrimtari franko-shqiptar Ismail Kadare. Ai ishte një nga ata për të cilët edhe të shkruash është  betejë, një nga ata që që çdo fjalë e tyre është shkëputur nga heshtja, nga ata që çdo rresht rrezikon t’ua bëjë më të rëndë raportin, nga ata që çdo roman i kërcënon të jetë epitafi i karrierës së tyre.

Sepse jetoi dhe krijoi si njeri i lirë, në një vend që nuk ishte i tillë: Shqipëria Sovjetike e pasluftës, nën zgjedhën e hekurt të Enver Hoxhës. Por zbulimi i letërsisë hapi brigjet e një bote të re për adoleshentin. Duke lexuar Servantes-i, Homeri dhe Gogol-i, ai forcoi rezistencën e tij intelektuale. Aq sa indoktrinimi i profesorëve të tij të letërsisë rrëshqiti mbi të, në Universitetin e Tiranës si dhe në Institutin Gorki në Moskë, tempullin e letërsisë bashkwkohore. Në vend që të futej në radhët e “çetës elitare të realizmit socialist”, siç quhej, ai u bashkua me luftëtarët e rezistencës të lirisë së stilit.  Romani i tij i madh i vitit 1963, Gjenerali i ushtrisë së vdekur, ishte toleruar, sepse tema e tij ishte shqetësuese, ëndërrimi i tij pengoi etiketat komuniste: zhvarrosja e ushtarëve nga Lufta e Dytë Botërore para një prifti dhe një ushtari italian, nën shiun shqiptar që vazhdon të bjerë.

Nga ana tjetër, Përbindëshi, në vitin 1965 dhe Dimri i vetmisë së madhe, në 1973, denonconte shtypjen intelektuale të Tiranës së asaj kohe. Dy herë i akuzuar për nxitje rebelimi, ai iu nënshtrua një periudhe pune krahu në fshat, për të cilën ai raportoi. Atëherë iu drejtua vendit që kishte qenë i pari që përktheu librat e tij, i pari që u apasionua pas veprës së tij përtej kufijve të tij. Me botuesin e tij, Claude Durand, kreun e Éditions Fayard, ai planifikoi një arratisje të madhe në Francë në vitin 1990, një tjetër goditje në murin e diktaturës: në Tiranë, largimi i tij çoi në protestat e para studentore në më shumë se dyzet vjet”, thuhet ne mesazhin e Macron

Kadare u vlerësua dhe nga shteti francez me urdhrat “Kryqi i Legjionit të Nderit” e “Oficer i Legjionit të Nderit”. Ishte vetë presidenti francez Emmanuel Macron, që i dorëzoi Kadaresë dekoratën e “Oficerit të Lartë të Legjionit të Nderit” gjatë vizitës në Tiranë më 16 tetor 2023.

 

Fraksion.com