Mblidhet Grupin Parlamentar i PS, zbardhen detaje: Opozita kërkon interpelancë me ministren e Shëndetësisë
Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste ka zhvilluar sot mbledhjen për këtë javë. Kryetari Bledi Çuçi informoi deputetët për seancat që kanë mbetur deri në përfundim të këtij sesioni.
Seanca e radhës do të zhvillohet ditën e enjte më 4 korrik, ku mes çështjeve të tjera të rendit të ditës pritet të ketë edhe një interpelancë me ministren e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, kërkuar nga një grup deputetësh të opozitës.
Në vijim pati diskutime të tjera për çështje të ndryshme të ngritura nga deputetët e pranishëm në mbledhje.
Fraksion.com