“Kohë e pamjaftueshme”
Teksa ka ndërruar jetë shkrimtari ynë i madh Ismail Kadare, e bija Besiana Kadare ka reaguar në rrjete sociale, me një poezi të shkruar nga Kadare. Besiana shkruan poezinë “Kohë e pamjaftueshme” dhe me këto vargje kujton të atin në ditën kur ai ndërroi jetë.
Kohë e pamjaftueshme
S’kam kohë të harroj shumë gjëra
Që nga mendja ti nxjerr përjetë.
Për tragjikët e vjetër e shkrepëtimat
Do t’më duhen së paku dy vjet.
Dhe ndoshta po aq për Danten,
Për frëngjishten tok me plazhet po aq,
Kur muzgu do të afrohet ndërkaq.
Si udhëtari me peshë të tepërt
Para avionit që niset pas pak
I ngarkuar rëndshëm ende
Do t’afrohem tek varri humbak.
Nga supet si ta heq këtë barrë?
Ku ta hedh këte peshë, si?
Me të s’mund të zbres atje poshtë
Por as lart dot s’e lë kurrsesi.
I menduar gjer në çast të fundit
Nga mosthënia, nga pengu tragjik
Një shenjë ndoshta të pakuptueshme
Do t’ju bëj të gjithëve e do ik
Fraksion.com