AktualitetPolitikëTë fundit

“Gabon politikisht kur përmend Beogradin”, dëshmon me dyer të mbylluara drejtoresha e SHISH, hedh poshtë akuzat e Salianjit

Komisioni Hetimor për rrjedhjen e të dhënave të TIMS mban sot mbledhjen e radhës. Në rendin e ditës është parashikuar që të dëshmojë drejtoresha e SHISH, Vlora Hyseni. Kjo e fundit do duhej të dëshmonte në mbledhjen e 26 qershorit, por nuk u paraqit për shkak se ndodhej në një vizitë në selinë qendrore të NATO-s. Hyseni tha se nuk i është shmangur raportimit në komision, duke hedhur poshtë kështu edhe aludimet e Salianjit se ndodhej në Beograd.

“E kishim të pamundur paraqitjen e datës 26. Në asnjë rast Shish nuk i është shmangur raportimit para komisionit të kuvendit. I nderuar kryetar lidhur me objektin e raportimit të sotëm kërkoj që pjesëmarrja të zhvillohet e mbyllur”, tha Hyseni.

Ndërkohë, sot dëshmojnë edhe Florian Sulejmani, Drejtor i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore dhe Ardi Veliu, ish- Drejtor i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore.

Mbledhja pritet të zhvillohet me dyer të mbyllura, nisur edhe nga mbledhjet e tjera që janë zhvilluar të cilat s’kanë qenë të hapura për shkak se ka informacione që përbëjnë sekret shtetëror.

Pjesë nga diskutimi:

Qefalia: E kërkoj për procedurë

Salianji: Këtu për procedurë kërkohet

Qefalia: Duhet të dëgjosh kur flas unë. Si kryetar komisioni.

Qefalia: Nise mbledhjen me një ndjesë publike për veprimin që bëre në mbledhjen mëparshme duke ngatërruar vendin e takimit të drejtoreshës së SHISH nga Brukseli në Beograd

Salianji: Kam pasur një shkresë nga SHISH. Gabon politikisht kur përmend Beogradin. E kemi si pyetje, sepse i intereson edhe drejtoreshës që të sqarojë çdo dyshim besoj.

 

Fraksion.com