Thyen masën e arrestit dhe ulet në lokal, mjeku Edmond Gashi kapet ‘mat’
Mjeku Edmond Gashi nuk i ka lënë mënjanë skandalet. Pas u kap duke abuzuar me pacientët me kancer, duke i mohuar të drejtën e shërbimit në shtet, pas vrapit që bëri në Gjykatën e Tiranës, ka thyer edhe masën e sigurisë. Ai duhet të ndodhej në banë, për shkak se ishte në “arrest shtëpie”, por nuk e ka respektuar këtë masë dhe ka dalë pasditen e djeshme në lokal.
Në ndihmë të tij ka ardhur edhe miku i mjekut, që ka fshirë pamjet filmike të lokalit ku Edmond Gashi ka qëndruar. Ndaj tij tashmë rëndon përveç akuzës për “shpërdorim detyre”, edhe penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 kanë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për shtetasin E. G., 47 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, dhe për shtetasin E. S., 22 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”. Shtetasi E. G. ka thyer shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, duke dalë jashtë banesës, ndërsa shtetasi E. S. ka fshehur DVR-në me pamjet filmike nga lokali ku ka qëndruar shtetasi E. G”, njofton policia.
Fraksion.com