AktualitetPolitikëTë fundit

Lapaj dorëzon në SPAK padi për 3 ministra të “Shëndetësisë” dhe 2-ish drejtuesë të QSUT

Lëvizja ‘”Shqipëria Bëhet” ka paditur në SPAK drejtuesit e Ministrisë së Shëndetësisë dhe drejtuesit e QSUT në 10 vitet e fundit. Padia është bërë për mosmarrjen e masave për plotësimin e nevojave me ilaçe dhe pajisje mjekësore të cilat kanë shkaktuar dëmtimin e shëndetit dhe humbjen e jetës së qindra qytetarëve. Ka qenë vetë kreu i kësaj lëvizjeje, Adriatik Lapaj që ka dorëzuar dosjen në SPAK.

Të kallëzuar janë 2 ish-ministrat, Ilir Beqaj, Ogerta Manastiliu, si edhe ministrja aktuale, Albana Koçiu, largimi i së cilës është kërkuar pas zbulimit të skandalit se mjekë në QSUT i trajtonin pacientët të sëmurë me kancer, si mall në tregun e shumicës. Gjithashtu, Lapaj ka kallëzuar në SPAK dhe ish-drejtorët e QSUT, Enkelejd Joti dhe Albana Fico, kjo e fundit e shkarkuar pas zjarrit që ra në Urgjencën e spitalit.

Në 19 faqe dokument, Lëvizja “Shqipëria Bëhet” argumenton se ka gjetur mjaftueshëm shkelje nga drejtues dhe ish-drejtues të Ministrisë dhe QSUT-së, prandaj i ka kallëzuar për akuzat “shpërdorim të detyrës”, “vrasje me dashje”, “vrasje me dashje në lidhje me një krim tjetër” dhe “neglizhence në trajtim mjekësor”.

Lapaj ka njoftuar sot gjithashtu se kanë bërë gati dosjen për disa institucione.

 

Fraksion.com