Kapsolla, vezë dhe goma, nis protesta para bashkisë së Tiranës. Policia “blindon” zonën, s’ka gardh metalik
Ka nisur protesta para Bashkisë Tiranë, protestë e thirrur nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit në lidhje me dosjen “5D”.
Protestuesit kanë vendosur para bashkisë goma, të cilat mesa duet do të përdoren për t’u vënë zjarrin a, ashtu siç ka ndodhur edhe në protestat paraardhëse.
Pranë tyre janë vënë re edhe tymuese e flakadanë, si dhe vezë, të cilat edhe me parë janë përdorur për tu hedhur drejt godinës së bashkisë.
Nga ana tjetër policia ka blinduar zonën, duke qëndruar në gatishmëri, kjo pasi protestat e mëparshme të mbështetësve të opozitës kanë pasur trazira.
Fraksion.com