“Iu sekuestruan 50 milionë euro pasuri”, reagon Kristian Boçi: Kurrë s’i kam hy në hak vendit tim, as me vjedhje, as me tendera
Kristian Boçi ka reaguar për herë në parë në rrjete sociale pasi iu sekuestruan 50 milionë euro pasuri së bashku me 6 persona të tjerë.
Postimi i Kristian Boçit:
Zoti nuk na sjellë rastësisht në një Komb.
Për 47 vite i kam dhënë më të mirën time, kam ndarë dhe kafshatën e fundit me atë që s’ka.
Kurrë si kam hy në hak vendit tim, as me vjedhje, as me tendera, as me krime, as me poste, as edhe me një lloje gjëje që cenon ligjin e vendit tim.
E dua Zotin dhe ai thotë respekto
ligjin dhe ashtu te respektoj unë ty
Jam kalimtar, në këtë jetë do
testohemi me të mirën e të keqen
me u përballë
Zoti e bekoftë vendin tim dhe për sa të jetoj do të bëj veç mirë.
Pasuritë e sekuestruara të Kristian Boçit sipas Prokurorisë së Tiranës:
– Pasuria e llojit “Njësi”, me çmim të blerjes 9,300,000 lekë;
– Pasuria e llojit “Njësi”, me çmim i blerjes 600,000 euro;
– Pasuria e llojit “Dyqan”, me sipërfaqe 222 m2;
– Pasuria e llojit “Dyqan” me sipërfaqe 220.8 m2 dhe verandë me sipërfaqe 285 m2;
– Pasuria “Apartament”, me sip 201.8 m2;
– Pasuria “Garazh” me sipërfaqe 18.9 m2;
– Pasuria “Garazh” me vlerë totale 25,000 Euro ose 3,425,000 lekë (secili 25,000 euro); dhe
– Pasuria e llojit “Autoveturë”, të tipit “Mercedez Benz”, në shumën 117,000 euro.
Fraksion.com