INSTAT: Në Shqipëri 2 milionë e 412 mijë e 113 banorë
Instituti i Statistikave ka publikuar të dhënat e Censin 2023 të Popullsisë dhe Banesave.
Mësohet se nga regjistrimi, rezulton se në Shqipëri jetojnë 2 milionë e 412 mijë e 113 banorë, konkretisht 755 mijë familje, me madhësi 3.2 anëtarë.
Kështu bëri me dije drejtoresha e INSTAT, Elsa Dhuli.
“Kryerja e Censit për popullsinë dhe banesat, plotësuan kushtet për anëtarësim në BE. Ky Cens u realizua pas disa sfidave të ndodhura përgjatë tërmetit apo dhe pandemisë së COVID-it. Sfida të tjera u përballën, grumbullimi i numëruesve, nga jugu në veri, pavarësisht terrenit malor apo zonave të populluara.”, tha ajo.
Ky është censi i 12-të në historinë e Shqipërisë, i cili vjen 100 vjet pas censit të parë, zhvilluar në vitin 1923. Censi u realizua në 3 muajt e fundit të vitit 2023, pas një mungese të gjatë që nga ai i fundit që u realizua në vitin 2011.
Fraksion.com