“Turp jep dorëheqjen”, skandali te Onkologjiku, Balluku: Do t’i heqim licencën mjekëve të korruptuar!
Opozita ka kërkuar sot në Kuvend dorëheqjen e ministres së Shëndetësisë Albana Koçiu, pas skandalit tek Onkologjiku.
“Turp jep dorëheqjen”, iu drejtua opozita ministres në sallë. Ndërkohë në këtë moment ka ndërhyrë zv.kryeministrja Belinda Balluku e cila njoftoi se PS do të kërkojë ndryshim të ligjit të Urdhrit të Mjekut për t’i hequr licencën të korruptuarve.
“Reforma në drejtësi është bërë nga PS. Keni qenë aty për vite të tëra dhe nuk e keni bërë kurrë”, tha Balluku duke nënvizuar se të tilla hetime janë produkt i kësaj reforme. Ndërkohë do të nisim një kërkesë për ndryshim të ligjit të Urdhrit të Mjekut për t’i hequr licencës këtyre mjekëve përgjithmonë”, tha Balluku.
Fraksion.com