Skandali te Onkologjiku, ministrja Koçiu: Ndëshkim moral dhe administrativ për mjekët! Opozita ngre tonet: Jep dorëheqjen!
Përpara fjalës në lidhje me interpelancën për surrogacinë, ministrja e Shëndetësisë Albana Koçiu, foli në lidhje me megaskandalin tek “Onkologjiku”.
Mes zhurmës së deputetëve të opozitës, ajo u shpreh se për të sanksionuar me ligj të gjithë mjekët që abuzojnë me detyrën, do të përballen me sanksione.
Ndërkohë kreu i grupit të PD Gazment Bardhi i ka kërkuar ministres të japë dorëheqjen.
Pjesë nga diskutimi:
Koçiu: Dhe pikërisht për këtë, për të sanksionuar edhe me ligj të gjithë ata mjekë, se nuk mund t’i quaj as profesionistë më, që abuzojnë me detyrën, që e trajtojnë jetën njerëzore si mall në tregun e shumicës, do të përballen me ndëshkime dhe sanksione të cila ne do t’i bëjmë prezent në këtë Kuvend për të amenduar ligjin Urdhërit të Mjekut dhe të Infermierit, të gjithë profesionistëve të shëndetësisë të cilëve do t’i hiqet e drejta e ushtrimit të profesionit në rast se do të bëjnë ndërhyrje dhe sjellje amorale që cenojnë figurën e profesionistëve të shëndetësisë.
Kam lexuar dhe dëgjuar këto ditë çdo qëndrim, çdo zë, edhe nga ato më kritikët deri te ato më absurdet që siç ndodh jo pak herë, vërtiten rreth fatkeqësisë, abuzimit, aktit çnjerëzor të një grupi të caktuar për ta shfrytëzuar si moment kur mund të përmbysin gjithçka, çdo investim dhe zhvillim që është bërë në sektorin e shëndetësisë, ku mund të përbaltet çdo kush që e bën punën me devotshmëri, me profesionalizëm të lartë dhe jo pak janë shembujt e dëshmisë së profesionalizmit të ekipeve mjekësore. Ne vlerësojmë ndershmërinë dhe profesionalizmin, abuzuesit jo profesionistë do të marrin në çdo kohë ndëshkimin e merituar.
Jep dorëheqje ( I drejtohet Bardhi)
Koçiu: Kam dëgjuar gjithçka këto ditë. Po rrëzohet çdo investim dhe çdo punë që është bërë në shëndetësi.
Nikolla: Ju paralajmëroj zoti Bardhi, do t’ju përjashtoj nga salla.
Fraksion.com