AktualitetTë fundit

“Më nxirrni një foto të bukur”, skandali te Onkologjiku, mjekja shpërthen ndaj gazetarëve: Ju jeni askushi!

Në shfaqen e parë në publik që pas zbulimit të skandalit tek Onkologjiku, mjekja Alketa Pere është treguar arrogante me gazetarët duke u treguar atyre edhe etikën.

Ajo ka deklaruar se nuk punon në asnjë spital privat dhe kurrë nuk e ka bërë që t’i drejtojë pacientët në spitalet private.

“Kurrë në jetën time nuk e kam bërë këtë gjë që pacienti të shkojë në privat. Kurrë se kam bërë në jetën time. Jam Doktoreshë Alketa Pere. Kurrë ne jetën time s kam bërë që të shkojhë në spital provat. Pacientët me kancer duhet të trajtohen në spitalin Onkologjik. Të hetohen të gjithë spitalet private për naivitetin që kryejnë. E falënderoj prokurorin për punën që bën. Unë do të prononcohem mbrapa. Sot kam ardhur të mbroj veten time, jam komplet e pafajshme. Do të sqarohet gjithçka. Ju bëj me dije mediave se….Nuk punoj në asnjë klinikë private. Një minutë….një nga një..Më keni mërzitur ju gazetarët, më keni nxjerrë fotot. Më interesojnë dhe ato fotot. Duhet të ruhet etika, për atë punë keni mbaruar. E ruaj deri në fund etikën, sidomos me pacient neoplazik. Kam dhe pacient me kancer në familje. E di se çdo të thotë. Duhet të ndryshojë struktura e spitalit, pajisjet….jam shumë e lumtur me prokurorin, që e ka quajtur ‘rrugëtimi’. Në spitalin tonë nuk ka shkelje. Duhet të sqarohen mirë gjërat, se kush i ka drejtuar pacientët në privat. Kush i ka drejtuar ata. Unë nuk jam shteti. Unë përfaqësoj veten time dhe në momentin që kam mbledhur dosjen time për të konkurruar…..Nuk jam e shkarkuar. Do të shkoj në Onkologji. Po kush je ti mo, ti s’je askushi!”, tha ajo.

 

Fraksion.com