AktualitetPolitikëTë fundit

“Gërdeci”, Familja Durda: Fatmir Mediu të mos lejohet të dalë jashtë vendit!

Familja Durda, e prekur nga shpërthimi tragjik i Gërdecit, përmes një kërkese të depozituar në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion, kërkon përshpejtimin e gjyqit dhe caktimin e një mase sigurie ndaj ish-ministrit, Fatmir Mediu.

Në kërkesë theksohet se nga tragjedia kanë kaluar tashmë 16 vite, është e rëndësishme që të merren masa që drejtësia të mos vonojë dhe të mos jetë drejtësi inaktive.

Duke vënë në dukje se për 16 muaj u zhvilluan 35 seanca gjyqësore, kërkohet që gjykimi ndaj Mediut, të zhvillohet shpejt për interesa të drejtësisë, të familjarëve të viktima dhe të plagosurve të tragjedisë së Gërdecit, si dhe të vetë të pandehurit. Madje, sugjerohet që gjyqtarja e çështjes, Irena Gjoka, të mos ngarkohet me çështje të tjera deri në përfundimin e procesit.

Që nga drejtësia, kanë kaluar 16 vite, ky faktor shton domosdoshmërinë që të merren masa konkrete që drejtësia të mos jetë më shumë e vonuar se kaq, për të mos u shndërruar në drejtësi iluzive dhe efektivisht të vonuar”, mbyllet kërkesa.

Në lidhje me masën e sigurisë, është kërkuar që ish ministri të mos largohet nga vendi pa lejen e gjykatës

Në kërkesë theksohet se ekziston mundësia që Mediu të ndikojë tek dëshmitarët dhe ekspertët për sa kohë që është në gjendje të lirë.

 

Fraksion.com