AktualitetBota+Të fundit

Ekspertët e OKB: Heroina alternativë me rrezik vdekjeprurës

Qëkurse është ndaluar kultivimi i opiumit prej talibanëve në Afganistan ka rënë prodhimi. Ekspertët e OKB-së për drogat po konstatojnë me shqetësim prodhime të reja alternativë ndaj heroinës së prodhuar prej opiumit.

Konsumi i drogave dhe substancave ilegale, sipas OKB, është në rritje në mbarë botën. Zyra e OKB-së për drogat dhe luftimin e kriminalitetit (UNODC) në Vjenë në raportin vjetor për drogat në botë paralajmëron veçanërisht nga rreziku i heroinës sintetike nitazen, që përdoret si alternativë. Ky produkt i ri alternativë i opiumit është i rrezikshm dhe ka shkaktuar ndërkohë mjaft vdekje në vendet europiane.

Talibanët islamistë më 2022 e ndaluan kultivimin e lulëkuqes së opiumit, prej nga përftohet lënda e parë për heroinën. Afganistani prej kohësh konsiderohej si vendi më i rëndësishëm i origjinës së këtij narkotiku.

Si rrjedhojë vitin e kaluar në mbarë botën prodhimi i opiumit ra rreth 70 përqind në më pak se 2000 ton. Deri tani nuk është vërejtur ndonjë ngushticë sa i përket ofertës në treg, tha eksperti i UNODC-Experte Thomas Pietschmann. Por ai tërheq vëmendjen, se kjo mungesë do të ndjehet në treg.

Nëqoftëse konsumatorët në kushtet e mungesave në treg do të furnizohen gjithnjë e më shumë me preparatet alternativë ato mund të fillojnë të përdorin drogat zëvendësuese sintetike si Nitazen ose Fentanyl. Këto lëndë kanë një efekt më të fortë se heroina dhe përbëjnë një rrezik të lartë për mbidoza vdekjeprurëse, thuhet në raport.

Në raportin vjetor bëhet e qartë ndër të tjera edhe se ndërkohë në SHBA, Kanada, Belgjikë dhe në Britaninë e Madhe janë gjetur produkte alternativë.

Kanabisi mbetet droga më e konsumuar.

Në Ditën Ndërkombëtare kundër keqpërdorimit të drogave dhe tregtisë ilegale me to, UNODC tërheq vëmendjen ndaj efeketeve negative për shëndetin që shkaktojnë kokaina dhe kanabisi në vendet perendimore. Sipas raportit në mbarë botën 292 milion njerëz marrin drogë, këta janë 20 përqind më shumë se përpara dhejtë vjetësh. Ekspertët e UNODC shprehin shqetësim për rritjen e ndjeshme të prodhimit dhe konsumimit të kokainës. Kjo jo vetëm që nxit dhunë në Amerikën e Jugut dhe në Karaibe, por shkakton edhe probleme shëndetësore në Europë, thuhet në raport. Sipas këtyre të dhënave prodhimi është rritur me 20 përqind në 2757 ton.

 

Fraksion.com