“Bota moderne e ka kufizuar”, QSUT e bleu në vitin 2021, si u nxor jashtë funksionit pajisja e kobaltit tek Onkologjiku
QSUT bleu pajisjen e kobaltit për terapi ndaj të sëmurëve me sëmundje malinje në vitin 2021, menjëherë pas Pandemisë Covid -19, po kjo terapi, e cila përdor rreze gama të prodhuara nga kobalti-60 për trajtimin e tumoreve malinje, ka përdorim të kufizuar në botën moderne.
Kjo teknikë ka qenë një metodë e rëndësishme në historinë e radioterapisë pas Luftës së Dytë Botërore, por sot është zëvendësuar për shumicën e rasteve nga teknologjitë më moderne dhe më të sofistikuara të radioterapisë, siç janë terapia me rreze X dhe terapia me rreze jonizuese të ngjashme.
Ndërsa terapia moderne me rreze X dhe teknologji të tjera ofrojnë mundësi të avancuara për të shënuar dhe trajtuar më saktësisht tumoret, duke minimizuar dëmtimin e indeve të të shëndetshme. Në disa vende të zhvilluara, ka ende përdorim të kufizuar të Kobalto-terapisë në raste të caktuara, sidomos atje ku nuk ka qasje të lehtë në teknologji më të sofistikuara. Megjithatë, trendi global është që të shkojë drejt përdorimit të teknologjive më moderne të radioterapisë për trajtimin e tumoreve malinje.
Inspektime të mëparshme te Organizatës Botërore të tregtisë kanë gjetur se Shqipëria ka mungesa të theksuar në pajiset mjekësore, të cilat në të shumtën e rasteve janë të vjetra. Gjithashtu Shqipëria ka shumë pak radiologë të cilat nuk janë të aftë të përdorin risitë teknologjike të shkencës./BW
Farksion.com