“U zgjodh Sekretar i Përgjithshëm”, Mark Rutte: Udhëheqja e NATO-s është një përgjegjësi që nuk e marr lehtë!
NATO-ja zgjodhi të mërkurën kryeministrin holandez Mark Rutte si shefin e ardhshëm të saj, teksa vazhdon lufta në Ukrainë dhe aleanca transatlantike përballet me paqartësi rreth qëndrimit të ardhshëm të Shteteve të Bashkuara ndaj saj.
Emërimi i zotit Rutte u shndërrua në një formalitet pasi rivali i tij i vetëm për këtë post, presidenti rumun Klaus Iohannis, njoftoi javën e kaluar se hoqi dorë nga gara, pasi nuk arriti të sigurojë mbështetje.
Zoti Rutte do të marrë detyrën më 1 tetor nga Jens Stoltenbergu i Norvegjisë, i cili do të largohet pas shërbimit prej një dekade në këtë post.
Ambasadorët nga 32 vendet anëtare të aleancës morën vendimin në një takim në selinë e NATO-s në Bruksel.
Zoti Rutte tha se ai pret me padurim të marr përsipër punën, ndërsa nënvizoi se “aleanca është dhe do të mbetet gurthemeli i sigurisë sonë kolektive. Udhëheqja e kësaj organizate është një përgjegjësi që nuk e marr lehtë”, shkroi ai në rrjetin X.
It is a tremendous honour to be appointed Secretary-General of NATO. The Alliance is and will remain the cornerstone of our collective security. Leading this organisation is a responsibility I do not take lightly. I’m grateful to all the Allies for placing their trust in me. I…
— Mark Rutte (@MinPres) June 26, 2024
Të tjerët ishin më të rezervuar, veçanërisht vendet e Evropës Lindore, të cilat argumentuan se posti duhej t’i takonte dikujt nga rajoni i tyre për herë të parë.
Por, në fund ata mbështetën zotin Rutte, një kritik i ashpër i presidentit rus Vladimir Putin dhe një aleat i vendosur i Ukrainës.
Sekretari Stoltenberg tha se mirëpriti ngrohtësisht zgjedhjen e zotit Rutte si pasardhësin e tij.
“Marku është një transatlantik i vërtetë, një udhëheqës i fortë dhe një ndërtues i konsensusit”, tha ai. “E di që po e lë NATO-n në duar të mira”.
I warmly welcome #NATO Allies' choice of @MinPres Mark Rutte as my successor. Mark is a true transatlanticist, a strong leader and a consensus-builder. I wish him every success as we continue to strengthen NATO.
I know I am leaving NATO in good hands.https://t.co/D0ass7fKiL
— Jens Stoltenberg (@jensstoltenberg) June 26, 2024
Zoti Rutte do të përballet me sfidën e ruajtjes së mbështetjes së aleatëve për luftën e Ukrainës kundër agresionit të Rusisë dhe shmangies së përfshirjes së drejtpërdrejtë të NATO-s në një luftë me Moskën.
Ai gjithashtu do të duhet të përballet me mundësinë që Donald Trump skeptik ndaj NATO-s, mund të kthehet në Shtëpinë e Bardhë pas zgjedhjeve presidenciale të nëntorit në Shtetet e Bashkuara.
Kthimi i mundshëm i zotit Trump i ka nervozuar udhëheqësit e NATO-s pasi ish-presidenti republikan vuri në pikëpyetje gatishmërinë e Shteteve të Bashkuara për të mbështetur anëtarët e tjerë të aleancës, nëse ata sulmohen./VOA
Fraksion.com