AktualitetPolitikëTë fundit

“Ndërtesa e Kadastrës do shembet dhe do ndërtohet grataçelë”, Muçollari: I është dhënë një klienti të qeverisë

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Grigels Muçollari ka denoncuar se në planet e qeverisë është edhe shembja e ndërtesës së Kadastrës, ku sipas tij do të ndërtohet një objekt shumëkatësh.

I vendosur pranë liqenit, zonës së parkut të madh, Muçollari shprehet se Zyrat e Kadastrës janë në planet e qeverisë për t’ua dhënë klientëve të saj.

“Edi Rama nuk është pronar i kësaj godine. Këto janë objekte shtetërore, publike, dhe janë pasuri e të gjithë atyre që kanë punuar e kanë kontribuar prej vitesh në këtë vend. Qytetarët nuk mund të lejojnë që kryeministri të sillet si monark a feudal. Duhet transparencë, duhet llogaridhënie. Njerëzit duhet të jenë pjesë e këtij procesi, të thonë fjalën e tyre, të shohin kostot dhe përfitimet. Pasi çdo gjë në këtë plan është e qytetarëve, dhe çdo gjë do të bëhet me taksat e tyre”, u shpreh Muçollari./bw

 

Fraksion.com