“Të rregulloja me Mondin, por ai…”, zbardhet dosja, si mashtronin mjekët me radha fiktive për të orientuar pacientët në spitalet private, “koordinuesja”: I bëjnë për t’i sorollatur!
Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me skandalin e zbuluar pak më parë për disa nga mjekët e Onkologjikut në Tiranë, ngjarje për të cilën janë lëshuar edhe 8 masa arrest shtëpie dhe detyrim paraqitje për personelin e këtij spitali.
Në dosjen e siguruar për BalkanWeb nga gazetarja Klodiana Lala zbulohet biseda mes dy personave, të cilët diskutojnë në lidhje me faktin që në spitalin shtetëror mashtrohet me radha fiktive, në mënyrë që pacientët të drejtohen për tek spitalet private.
Duket se shtetasja e identifikuar me emrin Silvana, bën edhe futjen pa radhë të pacientëve në raste ndërhyrjeje.
Pjesë nga dosja:
Në datën 30/11/2023 në orën 13:30 biseda ka qënë si më poshtë vijon:
Silvana: He moj Flutura si ke qënë?
Flutura: Vazhdon me përshëndetjet dhe i tregon për një pacient me kancer në gradën e dytë agresiv që ka nevojë urgjente për operim dhe është e lidhur me doktor Elidon Ninin.
Silvana: Me Elidonin nuk të ndihmojë dot nuk kam asnjë lloj kontakti. E vetmja ndihmë që mund të të jap është ta operojë Mondi im tek kirurgjia se i qan, ta bëjmë pa radhë. Tek Onko me këdo doktor tjetër të fusja unë pa radhë që nesër, por me Elidonin nuk flas se është në rang kryeministri e lartë, spyet për të tjerë.
Flutura: Po na thanë ka shumë radhë, po dhe kësaj nga zyra do ja kenë sugjeruar.
Silvana: S’ka radhë fare por e gjitha është skemë për ta dërguar në privat se asnjë punë nuk kanë. I bëjnë të gjitha për t’i sorollatur që t’i dërgojnë në privat pacientët se e di unë shumë mirë.
Flutura: Pa të nxjerrë ti po e diskutoj njëherë me ta dhe flasim sërish.
Fraksion.com