Fitorja spektakolare e Austrisë ndaj Holandës i jep vendin e parë në grupin D
Austria ka arritur të mposhtë me rezultatin 2-3 Holandën në Berlin, në takimin e fundit të Grupit D.
Ishin austriakët e Rangnick ata që kaluan të parët në avantazh falë një autogoli të Malen në minutën e 6’. Pjesa e dytë nisi me gol nga Gakpo, i cili barazoi takimin në minutën e 47.
Austriakëve u mjaftuan vetëm 12 minuta për të kaluar sërish në avantazh me Schmid, ndërsa barazimi për herë të dytë në këtë takim erdhi nga Depay në minutën e 75’.
Pas 5 minutash, ishte Sabitzer që realizoi një supergol për t’i dhënë fitoren ekipit të tij.
Kështu Austria e mbyll grupin si vendi i parë me 6 pikë dhe kjo falë barazimit të Francës me Poloninë në sfidën tjetër, ndërsa Holanda kalon më tej si një nga të tretat më të mira me 4 pikë.
REZULTATI:
HOLANDË 2-3 AUSTRI
Gakpo 47′, Depay 75′ / Malen (A.G) 6′, Schmid 59′, Sabitzer 80′
KOMENTI LIVE:
90+6′ Mbyllet sfida me fitoren e Austrisë!
80′ GOOOL AUSTRIA 2-3/ Sabitzer godet brenda zonës dhe kalon sërish në avantazh austriakët. (VIDEO)
75′ GOOOL HOLANDA 2-2/ Depay lëshon një predhë me të djathtën dhe e çon në rrjetë. Pas rishikimit me VAR, gjyqtari e akordon si të rregullt. (VIDEO)
59′ GOOOL AUSTRIA 1-2/ Schmid godet me kokë dhe De Vrij e devijon drejt rrjetës. (VIDEO)
47′ GOOOL HOLANDA 1-1/ Gakpo merr një top në zonë dhe me të djathtën, tund rrjetën. (VIDEO)
45′ Nis pjesa e dytë!
45+2′ Mbyllet pjesa e parë!
41′ Depay godet lehtë me kokë, por topi përplaset në shtyllë.
23′ Malen merr një top në zonë, por tentativa e tij shkon shumë afër portës.
6′ GOOOL AUSTRIA 0-1/ Një top i hedhur në zonë gjen Malen i cili çon topin në rrjetën e tij. (VIDEO)
1′ Starton sfida!
Fraksion.com