AktualitetTë fundit

Zhvillohet provimi i fundit i Maturës Shtetërore! Tezat publikohen në rrjete sociale

Ditën e sotme është zhvilluar provimi i fundit i i Maturës Shtetërore, ai i lëndës me zgjedhje.

Rreth 28 mijë maturantë në të gjithë Shqipërinë testuan aftësitë e tyre këtë vit, 2 mijë maturantë më pak, një shifër që është parë për çdo vit të ulet.

Sakaq vetëm një orë pas hyrjes së studentëve në provim, ka filluar qarkullimi i tezave që ata po zhvillonin. Një problem ky që është hasur dhe me provimet paraardhës.

Që do të thotë, edhe pse janë marrë masa apo është deklaruar se klasat do të jenë të monitoruara me kamera në mënyrë që çdo gjë të jetë nën kontroll, ka patur plot studentë që kanë hyrë të pajisur me telefona celularë me vete.

 

Fraksion.com