AktualitetPolitikëTë fundit

“Natyra”, Rama publikon: Krenarë dhe pastërtorë, që nga Shkodra gjer në Vlorë

Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale një video sensibilizuese për një Shqipëri sa më të pastër gjatë këtij sezoni turistik.

Të rinj me veshje tradicionale shqiptare nga zona të ndryshme të vendit përcjellin apelin ndërgjegjësues për mbajtjen e një mjedisi të pastër nga të gjithë.

Nga veriu në jug përmes valleve karakteristike të secilës zonë, të rinjtë hedhin mbeturinat në vendin e caktuar, duke promovuar kështu edhe një Shqipëri të pastër.

Rama shprehet se “me këtë mesazh për një Shqipëri të Pastër, ku bukuritë e natyrës i kemi pa kursim, trashëgiminë kulturore po ashtu dhe ajo që mund të bëjmë të gjithë bashkë është t’i duam e t’i mbrojmë”.

Operacioni “Plazhe të pastra” ka nisur prej disa ditësh për pastrimin e qyteteve dhe zonave bregdetare nga veriu në jug të vendit, një aksion i ndërmarrë nga Agjencia Kombëtare e Bregdetit në bashkëpunim me bashkitë.

Autoritete kanë kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve dhe mirëkuptimi i bizneseve për një sezon turistik të mbarë e të pastër.

 

Fraksion.com