Life StyleTë fundit

Klea Huta “e tmerruar” në TEG: Është si serë që piqen domate!

Klea Huta, gjatë një vizite të bërë së fundmi në qendrën tregtare TEG, duket se është “tmerruar” prej kushteve që zotëron ky ambient.

Nëpërmjet një videoje të ndarë në rrjete sociale me ndjekësit e saj, është shprehur se në momentin që ka hyrë në TEG është ndjerë sikur të ishte në një serë që piqen domate pasi është bllokuar çdo ajër i kondicionuar!

Një vëmendje të gjerë të kësaj videoje ajo ia kushton dhe punonjësve të kësaj qendre, teksa i bën thirrje menaxherit të përgjithshëm të marrë masa, të paktën për punonjësit të cilët gjendjen në kushte pune të papërshtatshme.

 

Fraksion.com