Ish-ministri Tahiri thirret në SPAK: Hetim pasuror
Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri është thirrur këtë të hënë në Prokurorinë e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit.
Tahiri është paraqitur në dyert e Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion në ora 13:00, i shoqëruar nga mbrojtësi i tij ligjor, avokati Maks Haxhia. Tahiri nuk është ndalur për mediet, teksa në SPAK është thirrur nga prokurori Evlin Gokaj, i cili po kryen një hetim pasuror ndaj ish-ministrit të Brendshëm.
Tahiri u dënua nga Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda më 4 shkurt të vitit 2022, me 5 vite burg për ‘Shpërdorim të detyrës’. Dënim, i cili për shkak të gjykimit të shkurtuar u reduktua në 3 vite e 4 muaj burgim. Tahiri qëndroi në qeli vetëm një vit e katër muaj, deri në qershor 2023 kur Gjykata e Elbasanit vendosi që vuajtja e dënimit të mbetur të kryhej në banesë.
Fraksion.com