AktualitetSportTë fundit

Ukraina ndeshje karakteri, fiton me përmbysje ndaj Sllovakisë

Ukraina, tregon force karakteri dhe arrin me përmbysje të fitojë 2-1, përballë Sllovakisë.

Një fitore shumë e rëndësishme kjo për Ukrainën që barazon në renditjen e Grupit E, pikërisht Sllovakinë.

Nga ana e saj, Sllovakia u tregua më lartë, përgjatë fraksionit të pare, madje arriti të zhbllokonte shifrat që në minutën e 17-të me anë të sulmuesit Schranz.

Por në pjesën e dytë, kombëtarja e Rebrov nuk u dorëzua, por përkundrazi dha gjithçka, për të kthyer rezultatin. Golat e Shaparenkos në minutën e 54-të dhe Yaremchuk në minutën e 80-të, i dhanë suksesin e pare në këtë evropian ukrainasve, që zhgënjyen në sfidën e pare, përballë Rumanisë.
Sfida tjetër për këtë grup, do të luhet të shtunën, date 22 Qershor, mes Belgjikës dhe Rumanisë.


Fraksion.com