AktualitetPolitikëTë fundit

Protesta e opozitës, Balliu: Do të ndalemi deri sa Shqipëria të ketë drejtësi si gjithë Europa

Shefi organizativ i PD-së, Klevis Balliu nga protesta e opozitës pohoi se nuk do të ndalen deri sa të rrëzojnë qeverinë.

Gjatë fjalës së tij, Balliu i bëri thirrje policisë që të arrestojë hajdutët dhe mos të merret me qytetarët.

“Kjo është qeveri e Sinaloas. Kryebashkiaku është kapur herën e fundit duke i dhënë para bashkëshortes së tij. Ata i kanë krahët e ngrohta. (Ndërhyn policia dhe bën thirrje për qetësi) Shko dhe arresto hajdutët. Ik bërtisni për rrogën tuaj që ju rrisin orët e punës dhe nuk ju japin rrogat. Mos bërtisni për Veliajn. Ne po protestojmë se këtu nuk ka drejtësi, por këta vetëm vjedhin. Këta hajdutë që ka për ta një mal me prova dhe fakte janë të lirë. Ndërkohë arrestohen qytetarët. Vetëm në këto dy ditët e fundit kemi denoncuar drejtoreshat e këtij që i japin tendera njerëzve të vetë. Kjo protestë dhe kjo qëndresë do të zgjasë deri sa Shqipëria të ketë drejtësi dhe të jetë si gjithë Europa.”, tha Balliu.

 

Farksion.com