Mes zërave për divorc, Ben Affleck-u flet për J.Lo
Ylli i filmit “Air”, 51-vjeçar ishte i ftuar te emisioni “Hart to Heart”, ku foli për përshtatjen me famën e J.Lo-së.
“Kur më shohin mua, thonë: “Hej, më pëlqen filmi yt!”, ndërsa kur shohin J.Lo, thonë: “AAAAAAH! J-LO!”, – tha ai duke imituar. – Është mahnitëse, e ke parasysh?
Gjithashtu, Affleck-u tregoi një rast tjetër gjatë një udhëtimi familjar në “Times Square” në Nju Jork, ku një tufë fëmijësh vrapuan pas J.Lo.
Mandej, Affleck-u nisi të fliste për shprehitë e tij të fytyrës dhe vuri në dukje se ndonjëherë duket i frustruar në fotot e paparacëve, sepse është pak i turpshëm.
Mandej, Affleck-u nisi të fliste për shprehitë e tij të fytyrës dhe vuri në dukje se ndonjëherë duket i frustruar në fotot e paparacëve, sepse është pak i turpshëm.
“Nuk më pëlqen shumë vëmendja. Prandaj, njerëzit kur më shohin thonë: Pse është gjithmonë kështu ky tipi?. Ata gati sa s’ma ngjisin kamerën në fytyrë.
Ylli i filmit “Batman” nuk e zuri në gojë temën e martesës.
Në fillim të këtij muaji, ata nxorën në shitje shtëpinë e tyre, ndërsa Affleck qëndroi në shtëpinë e tij me qira në Brentwood, Kaliforni.
Megjithatë, çifti mund të takohet çdo dy ditë.
Ylli i popit mori pjesë në ceremoninë e diplomimit të djalit të saj, Samuelit, të mërkurën e kaluar së bashku me binjakët e saj. Gjithashtu, të nesërmen drekoi me Violetën, vajzën e Ben Affleck-ut me gruan e parë.
Fraksion.com