AktualitetBota+Të fundit

Macron humbet elektoratin francez në të dy anët e spektrit politik, nga e majta në të djathtën radikale

Partia ‘National Rally’ e ekstremit të djathtë të Francës (RN) u kundërpërgjigj të enjten ndaj akuzave nga kundërshtarët se planet e saj të shpenzimeve do të rrëzonin ekonominë, ndërsa aleanca centriste e Presidentit Emmanuel Macron tha se ishte e vetmja mburojë kundër keqmenaxhimit financiar.

RN nacionaliste, anti-imigrante kryeson në sondazhe përpara zgjedhjeve të parakohshme parlamentare më 30 qershor dhe 7 korrik, me një aleancë të sapoformuar të partive të krahut të majtë dhe ambientaliste në vendin e dytë dhe kampin e Macron që mbetet pas.

Vendimi tronditës i Macron për të thirrur zgjedhjet pasi partia e tij u mposht nga RN në zgjedhjet evropiane, ka sjellëi politikën franceze në trazira dhe ka bërë që euro dhe aksionet franceze të bien dhe kostot e huamarrjes së Francës të rriten.

 

Fraksion.com