E rëndë në Prishtinë/ Gjenden katër persona të vdekur në vende të ndryshme
Një lajm i rëndë ka ardhur pak momente më parë, që ka tronditur Kosovën dhe jo vetëm. Kjo pasi katër persona janë gjetur të pajetë në vende të ndryshme në Prishtinë.
Policia e Kosovës nuk ka zbuluar asnjë detaj deri më tani lidhur me këtë ngjarje të rëndë e ndërsa nga ana tjetër qëndron Prokuroria e cila deklaron se po kryhen hetime për zbardhje të mëtejshme të ngjarjes.
”Ju njoftojmë se me urdhër të prokurorit kujdestar, trupat e pajetë janë dërguar në IML për t’iu nënshtruar obduksionit, derisa rastet janë iniciuar si ‘hetim mbi vdekje’”, ka deklaruar Laureta Ulaj, zëdhënëse e Prokurorisë së Prishtinës.
Fraksion.com