AktualitetBota+SportTë fundit

Shënoi në të dy portat, Gjasula hyn në historinë e futbollit botëror

Klaus Gjasula  ishte protagonist i padiskutueshëm i ndeshjes mes Shqipërisë dhe Kroacisë, duke kaluar nga njëra anë e medaljes në tjetrën për t’u bërë ‘heroi’ i kuqezinjve.

Gjasula  hyri në fushën e lojës si zëvendësues, shënoi autogolin që i dha avantazhin kroatëve e më pas në shtesën e ndeshjes shënoi golin e barazimit përfundimtar te duelit.

Sipas gjigandëve të statistikave të OPTA, Gjasula bëhet zëvendësuesi i parë në historinë e Kampionateve Europiane dhe Botërore që arrin të shënojë në të dy portat (gol dhe autogol) në një rastësi të çuditshme që e bëri atë protagonist në këtë mënyrë.

Fraksion.com