AktualitetPolitikëTë fundit

Përfundojnë 55 % e punimeve për urat mbi lumin e Tiranës, Rama: Projekti shkurton distancat, redukton trafikun

Në kantierin, Urat mbi lumin Tiranë, pjesë e Unazës së Madhe të Tiranës, po vijon puna pa ndërprerje.

Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale momente nga puna në këtë kantier, ku deri tani është realizuar 55% e punimeve.

“I gjithë projekti do të krijojë lehtësira të mëdha për kryeqytetin, që nga shkurtimi i distancave të lëvizjes me makinë, te reduktimi në masë i trafikut, e deri tek impakti i zhvillimit të bizneseve dhe rritjes së vlerës së pronës”, tha Rama.

Unaza e Madhe e kryeqytetit përbën një segment rrugor të gjerë dhe me standarde, mbi 27 kilometra të gjatë.

Ndërtimi i Unazës së Madhe në kryeqytet, mbi 27 km e gjatë, lehtëson trafikun dhe shkurton distancat, sidomos për mjetet që kalojnë tranzit në Tiranë, apo lëvizin nga periferia jashtë Tiranës.

Me përfundimin e punimeve kjo unazë do të bëjë të mundur një shpërndarje të trafikut.

Në të gjitha zonat ku kalon, ky segment rrugor gjallëron jetën e komuniteteve dhe rrit vlerën e pronave dhe të investimeve të banorëve të komuniteteve.

 

Fraksion.com