Ilir Meta konfirmoi ndarjen nga Monika Kryemadhi: Është ish-bashkëshortja ime
Ish-presidenti Ilir Meta, gjatë një interviste të dhënë për emisionin ‘Çim Peka Live’ në SyriTv, ka bërë një deklaratë të papritur.
Ai ka njoftuar se është në proces divorci me Monika Kryemadhin, teksa është shprehur se lidhur me këtë ka njoftuar dhe djalin e tij, Besar Metën.
Meta: Znj.Monika Kryemadhi është tashme ish-bashkeshortja ime dhe sot kam ndjekur edhe rrugën juridike për këtë cështje dhe kam njoftuar edhe djalin tim Besar Ilir Meta.
Rikujtojmë që gjatë një interviste për “Opinion”, të dhënë pak kohë më parë, Monika bëri një lajm “tronditës” teksa deklaroi se raporti mes saj dhe Metës ishte i ngrirë.
Fraksion.com