AktualitetRajoniTë fundit

Dy të vrarë dhe tre të plagosur nga një shpërthim në Cetinje

Si pasojë e aktivizimit të një pajisjeje shpërthyese në Cetinje të Malit të Zi, janë vrarë dy persona dhe tre të tjerë janë plagosur, bëri të ditur policia më 20 qershor.

Petar Kalugjeroviq dhe Dragan Roganoviq janë vrarë në vendngjarje, ndërkaq Pregrad Millosheviq, vdiq në spitalin në Cetinje si pasojë e plagëve të marra.

Një nga tre të plagosurit, Taso Jovanoviq, 46 vjeç, u transferua në Qendrën Klinike në Podgoricë, ndërkaq Desanka Vujoviq dhe Mihailo Borozan po trajtohen në spitalin në Cetinje.

Shpërthimi ndodhi pas orës 09:00 të 20 qershorit në hyrje të Qendrës së Sportit.

“Zyrtarët e Drejtorisë së Policisë, në koodinim me Zyrën e Prokurorit të Shtetit në Podgoricë po ndërmarrin masa dhe veprime intensive, për të cilat publiku do të informohet”, njoftoi policia.

Zyrtarë policorë pranë vendit ku ndodhi shpërthimi në Cetinje.
Zyrtarë policorë pranë vendit ku ndodhi shpërthimi në Cetinje.

Një numër i madh i zyrtarëve policorë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe hetimet janë duke u zhvilluar për këtë ngjarje.

Për shkak të fuqisë së shpërthimit, xhamat në ndërtesën e Qendrës së Sportit janë thyer dhe një pemë është rrëzuar, raportoi RTV Cetinje./rel

 

Fraksion.com