Shënoi golin e parë, Laçi: E merituam barazimin ndaj Kroacisë
Qazim Laçi, ishte autori i golit të parë të Shqipërisë, në barazimin 2-2 ndaj Kroacisë.
Për emisionin “Euro Zone” në Tv Klan, Laçi u shfaq shumë i lumtur, ndërsa deklaroi se Shqipëria e meritoi barazimin, për atë që dha në fushë.
“Për mënyrën si shkoi ndeshja, e meritonim golin në fund dhe barazimin. Kemi bërë shumë mirë dhe luftuam shumë. Jam shumë i lumtur për golin. Më shumë rëndësi ka ajo pika. Mendoj se paraqitja e lojtarëve ndaj Spanjës, do jetë e nivelit më të lartë. Pse jo, të synojmë vendin e dytë ose të tretë.”, deklaroi Laçi.
Fraksion.com