AktualitetSportTë fundit

Nis pjesa e dytë në Hamburg, Shqipëria kërkon të ruajë kryesimin

Shqipëri-Kroaci 1-0

Shqipëria dhe Kroacinë përballen me njëra tjetrën në Hamburg, në ndeshjen e vlefshme për Europianin. Kuqezinjtë synojnë suksesin, ndaj një skuadre që nuk është përballur asnjëherë në histori ndaj tyre. Në krahun tjetër,edhe  kroatët vijnë në këtë takim të etur për pikë, pasi deri më tani nuk kanë grumbulluar asnjë.

Një fitore sot, do i jepte mundësinë Shqipërisë, për të shpresuar te kalimi i grupit, si një nga vendet e treta më të mira.

Dy kombëtaret nuk janë përballur asnjëherë me njëra-tjetrën, ndërsa kjo do të jetë ndeshja e parë mes tyre. Në krahasim nga ndeshja me Italinë, trajneri i Shqipërisë, Silvinjo, ka bërë disa ndryshime në formacion. Ndeshja transmetohet ekskluzivisht në Tv Klan, ashtu si të gjitha takimet e tjera të Euro 2024.

 

Fraksion.com