Nga mediat kroate te gjermane e italiane, ja si u komentua në Europë barazimi dramatik i Shqipërisë
Barazimi i Shqipërisë në minutën e fundit përballë Kroacisë ka marrë një vëmendje të madhe dhe në mediat europiane.
Në Kroaci e cilësojnë si një “humbje”, me gjërat tani që bëhen më të vështira për skuadrën e Dalic, ndërsa në mediat e tjera europiane, ky barazim i Shqipërisë ishte diçka e madhe për kuqezinjtë.
Vecernji.hr: “Kroacia shokohet në minutën e 95! Një barazim në Hamburg, zjarrëfikësit ngelin pa pikë të rëndësishme në fund.
The Sun: “Të papriturit shënojnë një barazim dramatik në fund pas autogolit për t’i lënë kroatët në pragë të eliminimit”.
Marca: “Çmenduria shqiptare fut në telashe Kroacinë”.
Corriere dello Sport: “Kroacia, çfarë talljeje në fund: Gjasula gjen golin e barazimit në minutën e 95-të pas autogolit. Dhe Italia buzëqesh”.
Bild: “I rëni nga Bundesliga trondit yjet botërorë të Kroacisë”
Fraksion.com