Kristjan Asllani: Te rasti për shënim u gjenda me sy mbyllur
Mesfushori i Kombëtares, Kristjan Asllani, foli për “Klan News”, pas barazimit me Kroacinë me rezultatin 2-2.
Asllani deklaroi se te rasti që kishte për shënim, nuk e priste topin dhe u kap i papërgatitur.
“Ndeshje me shumë emocione. Më vjen inat që nuk fituam. Pësuam dy gola, që mund të evitoheshim. Mund të kishim bërë më shumë. Gabova te rasti, sepse mendova që do e merrte Modric. U gjendja me sy mbyllur. Futbolli kështu e ka. Shikojmë përpara.”, deklaroi Asllani.
Fraksion.com